Sport

Gjermania “terrorizon” Skocinë/ E nis Kampionatin Evropian 5-1

Gjermania nisi në mënyrën më të mirë të mundshme Evropianin që e luan në shtëpi.

Ekipi i drejtuar nga Julian Nagelsmann fitoi 5-1 ndaj Skocisë, në ndeshjen hapëse të “Euro 2024” që u luajt në Mynih, në stadiumin “Allianz Arena”.

Pancerat” e mbyllën pjesën e parë në avantazh të trefishtë, me golat e dy talenteve Florian Wirtz dhe Jamal Musiala, dhe një penallti të kthyer në gol nga Kai Havertz.

Plani i Julian Nagelsmann funksionoi që në fillim, edhe pse minutat e para të sfidës që çeli siparin e Euro2024 u karakterizuan nga nervozizmi në të dy kampet.

Në pjesën e dytë, Fullkrug, i ardhur nga stoli, shënoi edhe golin e katërt, ndërsa Skocia shënoi golin e nderit falë autogolit të Rudiger.

Në minutat shtesë, Emre Can vulosi rezultatin e ndeshjes me golin e pestë./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button