Life Style

“Fëmijët kanë frikë se mos vdes”/ Rrëfimi mes lotësh i Celine Dion: Kanë humbur babain e tyre dhe…

Këngëtarja me famë botërore, Celine Dion, ka vendosur që të ndajë udhëtimin e saj shumë personal me sindromën e njeriut të ngurtë

Këngëtarja me famë botërore, Celine Dion, ka vendosur që të ndajë
udhëtimin e saj shumë personal me sindromën e njeriut të ngurtë, në një
intervistë me “Sunrise”.56-vjeçarja kanadeze zbuloi se djemtë e saj, Nelson, Eddie dhe Rene-Charles ishin të shqetësuar se mos ajo vdiste.Edhe
pse u diagnostikua gati dy vjet më parë, beteja e Dion me këtë
çrregullim të rrallë neurologjik filloi shumë më herët. Në një
intervistë paraprake, ylli i muzikës foli me gazetaren e “Sunrise” Miley
Hogan për ndikimin që sindroma ka pasur në jetën dhe familjen e saj. “Nuk
e kam mamin, nuk e kam as babin”, tha Dion, me zërin që i dridhej nga
emocioni, duke shtuar: “Fëmijët e mi janë të frikësuar sepse kanë humbur
babain e tyre dhe pyesnin veten se mos ndodhte e njëjta gjë me mua. Nuk
dua të vdes, nuk dua të gënjej”.Këngëtarja tregoi se problemet e
saj shëndetësore nisën me simptoma misterioze që e lanë atë dhe fëmijët
e saj në një gjendje shqetësimi të vazhdueshëm.“Isha e frikësuar”, pranoi 56-vjeçarja që më pas vijoi: “Mund të jetë kërcënuese për jetën. Çfarë do të ndodhë”.Kujtojmë
se Celine Dion u diagnostikua zyrtarisht me sindromën në dhjetor të
vitit 2022, një zbulim që padyshim i ndryshoi jetën dhe karrierën e saj.
Sindroma e personit të ngurtë është një çrregullim i rrallë neurologjik
që shkakton ngurtësi dhe spazma progresive të muskujve.

/ Gazeta shqiptare

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button