Life Style

Konsiderohet si një nga meshkujt më të bukur në botë, sa vjeç mbush sot aktori i famshëm

Ai është një prej aktorëve më të spikatur të “Hollywood”-it dhe njihet si ylli i “Marvels”

Ai është një prej aktorëve më të spikatur të “Hollywood”-it dhe njihet si ylli i “Marvels”. E kuptuar që bëhet fjalë për Chris Evans, i cili ditën e sotme feston 43-vjetorin e lindjes.

I lindur më 13 qershor 1981, Evans është cilësuar gjithashtu si një ndër meshkujt më seksi dhe këtë çmim ai e mori dy vite më parë. Pavarësisht se vitet po kalojnë, Evans vazhdon të magjepsë audiencën me talentin dhe sharmin e tij, duke treguar se mosha është vetëm një numër.

Pamja tërheqëse dhe aftësitë mbresëlënëse të aktrimit e kanë çimentuar vendin e tij si një ikonë e ekranit në “Hollywood”. Nga portretizimi i njerëzve të shkollës së mesme deri tek mishërimi i superheronjve ikonë si “Captain America”, Evans ka demonstruar shkathtësinë dhe karizmën e tij në kinematografinë botërore.

Një vit më parë ai kurorëzoi dashurinë me aktoren Alba Baptista në një ceremoni private madhështore në Boston. Evans dhe Baptista e kanë mbajtur marrëdhënien e tyre private dhe larg syve kureshtarë, megjithatë, aktori ka folur më parë për dëshirën për të krijuar një familje.

/gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button