ShowBiz

Dijonis Biba fiton “Fermën VIP”, personazhi i njohur i rrjeteve sociale kaloi me sukses sfidat dhe mori votën e publikut

Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Dijonis Biba rrëmbeu fitoren në mbrëmjen finale të “Ferma VIP”. Përballja e fundit ishte ajo me Florjan Agalliun në një televotim vendimtar, që u meritua pas tejkalimit të qarkores së sfidave.

“Faleminderit publikut, fitoren ia dedikoj nënës që nuk e kam”, tha ai pas fitores.

 Finalja e madhe u baraspeshua mes gjykimit të publikut dhe tre sfidave përcaktuese në të cilat u bënë pjesë të gjashtë finalistët.

Florjan Agalliu ishte pretendenti i parë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Ai skualifikoi Baby G dhe Renis Gjokën në dy përballje të njëpasnjëshme ku u testua shkathtësia, përqendrimi, shpirti i garës dhe rezistenca fizike.

Adrenalina ishte edhe më e fortë në sprovën që testoi tre finalistë, Dijonis Biba, Çiljeta Xhilaga dhe Ditea Berisha. Të dyja ish-fermeret u skualifikuan, por secili nga personazhet ka fituar një eksperiencë të jashtëzakonshme duke qenë pjesë e këtij reality show televiziv.

Në 82 ditë bashkëjetesë brenda rrethimit të “Ferma VIP” u bënë pjesë e garës 20 konkurrentë, të cilët kanë dhuruar spektakël, argëtim, mesazhe të rëndësishme dhe përfaqësuese brenda një eksperimenti social risi i cili ia doli të rrëmbejë publikun me të gjithë elementët që e identifikojnë.

Të ftuarit specialë të mbrëmjes finale, Anxhela Peristeri, Gena, Eranda Libohova dhe trupa e baletit, gjallëruan atmosferën dhe ngritën në këmbë publikun.

Në arenë dhe përtej ekraneve, atmosfera ishte e jashtëzakonshme për të gjithë audiencën që përgjatë këtij rrugëtimi ka ndjekur “Fermën VIP” 24 orë në shtatë ditë të javës përmes platformës digjitale Tring. /vizionplus.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button