Kulturë

AKTORI SHQIPTAR FLET PËR IMITIMIN E PERSONAZHEVE POLITIKE: SHPESH MËRZITEN, POR NUK ËSHTË SE MËRZITEMI NE…

Aktori i njohur shqiptar, Florian Binaj, ka folur si rrallë herë për personazhet publike që ai imiton.

Binaj, i cili njihet si një nga aktorët që ka imituar kryeministrin shqiptar, Edi Rama, është shprehur, kohë më parë, në një intervistë për moderatoren Roza Lati se si politikanët mërziten që imitohen në një lloj mënyre ku figura e tyre del keq.

Por, Binaj është shprehur se qëllimi i imitimit është pikërisht të nxjerrë diçka që nuk bën, ndaj nuk ka rëndësi edhe nëse ato figura politike mërziten.

“Te personazhet publikë dhe politikë është sfida e brendshme kush imiton kë? Ka nga ata që mburren, psh mua më imiton Roza nuk më imiton dosido.

Mirë thotë tjetri por mua më imiton Flori. Ata duan që kur të imitohen të dalin më mirë sesa kanë dalë vetë. Në fakt qëllimi i imitimit është e të nxjerrë diçka që nuk e bën.

Shpesh mërziten por nuk është se mërzitemi ne, kështu që jeta vazhdon”, tha ai./gazetatema/ObserverKult

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button