Partia në duart e Berishës, Grida Duma: A është kjo një vendimmarrje që e çon PD-në drejt qeverisjes?
Autorja dhe moderatorja e “Top Story”, në një monolog për vendimin e Gjykatës së Apelit që i jep vulën dhe logon e Partisë Demokratike Sali Berishës, ngriti pyetjen nëse ky hap mund ta çojë partinë më të madhe opozitare drejt qeverisjes.
Sipas Dumës, e sotmja është një ditë, e cila përcakton një hap më tej sa i përket agjendës së opozitarizmit dhe të opozitës.
“A e çon kjo vula e dhënë atij që deri më tani është quajtur grupi i Rithemelimit, PD-në në fitore? Këtë nuk e dimë dhe ka kohë për ta analizuar dhe për ta zbuluar. Por, a është kjo një fitore për Rithemelimin dhe për entuziazmin e mazhorancës së pranuar dhe të aprovuar nga të gjitha dimensionet, që qëndronte përkrah Sali Berishës, padyshim është një fitore deri diku surprizë, sepse për një shumësi të atyre që betejat i kishin dhe i kanë të zgjatura për fuqizimin e Partisë Demokratike, erdhi një moment i një uljeje optimizmi, i një uljeje besimi dhe sot dita ishte surprizë për shumicën e atyre që nuk besonin më
Megjithatë, e sotmja është një ditë, e cila përcakton një hap më tej sa i përket agjendës së opozitarizmit dhe të opozitës, me një fuqizim tashmë, ku me mazhorancën, bashkohet edhe fuqia juridike e saj. Do të ketë më palë Brenda Partisë Demokratike? Do të jetë më e vështirë në studio mediatike t’i quajmë ata që i përkasin grupimit të Bashës, PD-ja zyrtare dhe ata që i përkisnin Rithemelimit PD-ja zyrtare aktuale, a do të hiqen emërtesat që janë pengesat në fakt të konceptimit që opozita mund të jetë një forcë fituese dhe alternativë e fortë përballë mazhorancës qeverisëse”./Top Channel