Sport

Mourinho jep parashikimet për EURO 2024: Ja kush do jetë fitues i turneut

Trajneri Jose Mourinho ka dhënë parashikimet e tij  para fillimit të Kampionatit Europian 2024 në Gjermani.

Portugezi që sapo u zgjodh tekniku i ri i Fenerbahces, do të jetë analist në ndeshjet e europianit.

Sipas parashikimit të tij, kombëtarja që fiton Euro 2024, do të jetë Portugalia, e cila do të përsërisë suksesin e vitit 2016.

Më tej, ”Special One” sheh si finalist kombëtaren angleze.

Ndërkohë golashënuesi i turneut sipas Mourinhos do të jetë Harry Kane, ndërsa lojtari më i mirë mesfushori Jude Bellingham.

Euro 2024 do të nis ditën e premte, kur vendasit e Gjermanisë do të përballen me Skocinë në ndeshjen e vlefshme për grupin A.

/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button