E Mërkurë 12 Qershor – Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Dashi
Ka disa keqkuptime të cilat janë shtuar dhe për këtë arsye, nuk keni pasur kohë të mendoheni për lodhjen e akumuluar gjatë javëve të fundit. Do të jeni shumë të zënë me punë, por në këtë moment duhet të mundoheni që të përcaktoni më qartë çështjet më urgjente dhe të pushoni më shumë.
Demi
Kjo ditë do ju gjejë të çlodhur dhe optimist dhe kjo edhe në sajë të lajmeve të mira të cilat do ju lejojnë që të punoni me më shumë qetësi. Në dashuri, këshillohet që të jeni më spontan.
Binjakët
Mundohuni të jeni të kujdesshëm dhe të kontrolloni më mirë emocionet tuaja. Kjo pasi vetëm nëse tregoheni diplomat do të arrini të shmangni disa konflikte të ndezura në familje ose në punë.
Gaforrja
Duhet të qartësoni mirë se cilat janë aktivitetet që keni në plan të zhvilloni këtë vjeshtë. Duhet të përcaktoni mirë prioritetet tuaja dhe sfidat që duhet të kaloni. Në dashuri duhet të jeni më të sigurtë dhe të vendosur.
Luani
Duhet të mundoheni të frenoni sa më shumë impulset tuaja, pasi në këtë moment ka disa diskutime të cilat duhet të zgjidhen me kujdesin maksimal. Zhvillime interesante dhe pozitive do të ketë në dashuri.
Virgjëresha
Parashikohet një mesjavë interesante për të ripërkufizuar disa vendime të marra në të kaluarën. Kjo e mërkurë ju fton të planifikoni deri në detaje projekte të reja të cilat keni ndërmend që ti çoni përpara gjatë muajve të ardhshëm. Në dashuri mund të rigjeni stabilitetin, por vetëm nëse do të përkushtoheni maksimalisht në jetën tuaj në çift.
Peshorja
Në këtë moment po mundoheni ende që të përshtateni me disa ndryshime që kanë ndodhur në raportet tuaja. Do të jeni të tensionuar, por kjo gjë nuk duhet t’iu pengojë në rigjetjen e qetësisë dhe harmonisë që keni humbur prej kohësh. Çështjet e biznesit janë mjaft të favorizuara.
Akrepi
Ka disa tensione të cilat nuk do ju lejojnë që të jetoni me qetësinë e duhur disa lidhje të nisura prej pak kohësh. Duhet të merrni më shumë kohë për të rigjetur sigurinë dhe për të sqaruar të gjitha dyshimet tuaja. Në vendin e punës do të jeni mjaft karizmatik.
Shigjetari
Mund të merrni disa mesazhe të dyshimta nga një person që e njihni prej kohësh. Mundohuni të qartësoni ndjenjat tuaja dhe të mos jeni shumë impulsiv. Duhet të mateni mirë, para se të bëni disa shpenzime.
Bricjapi
Parashikohet një ditë e cila do ju lejojë që të jeni tejet aktiv dhe të qetësuar nga pikëpamja emocionale. Parashikohen konfirmime të rëndësishme për të zyrtarizuar një histori të rëndësishme dashurie.
Ujori
Gjatë kësaj dite parashikohen disa zgjedhje të rëndësishme të cilat do ju lejojnë që të pranoni ose jo, një rol të rëndësishëm profesional. Kjo e mërkurë parashikohet mjaft pozitive nga pikëpamja sentimentale, ku mjaft të favorizuara janë takimet e reja.
Peshqit
Përpiquni të planifikoni një arratisje romantike ose disa momente për ti kaluar në qetësi me familjen ose partnerin/en. Ka disa negociata në zhvillim të cilat ju bëjnë nervoz. Megjithatë mundohuni të mos dekurajoheni, pasi parashikohen përgjigje të mëdha./OraNews