ShowBiz
Baby G jep një mesazh për të gjithë: Shumë herë kanë tentuar të më ulin poshtë, por nuk ndryshova kurrë
Gjatë një bisede me Çiljetën, Baby G dha një mesazh për të gjithë, duke iu referuar eksperiencës së saj jetësore.
Ajo tha se shpesh herë është lënduar nga të tjerët, kjo për shkak të tolerancës së saj.
Ndonëse theksoi se është lënduar shumë herë, ajo shtoi se kurrë nuk ka ndryshuar.
“Nuk është se kam kaluar gjëra shumë të rënda në jetë, kështu them, por pastaj kur e mendoj mua shumë njerëz më kanë lënduar. Ama një gjë që e kam qejf tek vetja ime dhe e kam qejf të jap një mesazh, është se njerëzit mund të provojnë të na ulin poshtë, sepse jemi njerëz të mirë e kemi zemër të mirë dhe tolerojmë, por kurrë nuk kam ndryshuar”, tha ajo./vizionplus.tv