Life Style

Ajo është një nga femrat më të bukura, ja sa vjeç mbush modelja e famshme

Është fjala për modelen e famshme, Adriana Lima, për të cilën duket se koha ka ndaluar

Ajo është konsideruar si një nga femrat më të bukura në botë dhe sot feston 43 vjetorin e lindjes. Është fjala për modelen e famshme, Adriana Lima, për të cilën duket se koha ka ndaluar.

Modelja e cila u zhvendos nga Brazili në Nju Jork kur ishte 17 vjeçe, shpejt u kthye në njërën prej figurave më të famshme në mbarë botën.

Engjëlli i “Victoria’s Secret” që në vitin 2000, ajo ka marrë pjesë në të gjitha prezantimet e brandit deri në 2018-n, kur hoqi dorë nga “krahët” që e bënë të njohur.

Nënë e përkushtuar e dy vajzave, Valentina dhe Sienna, është dhe një adhuruese e sportit dhe nuk e ka probleme të postojë foto në palestër, fare pa makiazh.

Adriana lindi në vitin 1981, në Brazil. E ëma ishte asistente sociale, ndërsa i ati e braktisi që fëmijë, kështu që e ëma e rriti e vetme. Që në kohën e shkollës mori pjesë në shumë konkurse bukurie, ndaj nuk e pati të vështirë të mendonte se çfarë rruge do të zgjidhte në jetë.

Në moshën 13-vjeçate fitoi konkursin “Supermodel of Brazil”, dhe në 1996, doli e dyta në “Supermodel of World”. Tre vite më vonë u vendos në New York dhe karriera e saj aty “shpërtheu” , pasi përveç se firmosi me Victoria`s Secret, ishte e kërkuar edhe në pasarelat e Vera Wang, Georgio Armani, Valentino, ndërsa u bë dhe imazhi i Guess.

Por ende e tregon se sa të varfër ishin, dhe sesi nuk kishin pasur para të merrnin një avion, ndaj e kujton si njërin prej momenteve më të bukur fluturimin në Nju Jork.

/gazetashqip

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button