Life Style

Kjo është bukuroshja shqiptare që do të përfaqësojë Shqipërinë në Miss Universe

Mbrëmjen e së shtunës u zhvillua “Miss Universe Albania 2024” për të zgjedhur bukuroshen që do të përfaqësojë Shqipërinë në Miss Universe, që këtë vit do të zhvillohet në Meksikë.

Spektakli u mbajt në Pallatin e Kongreseve nën moderimin e ikonës televizive Silvana Braçe, Teni Vllacaj dhe Miss Universe 2022 Deta Kokomani.

Kjo finale mes bukurosheve shqiptare, nuk ishte vetëm një garë por edhe një mbrëmje ku u shijuan tingujt e muzikës të interpretuar nga këngëtarët më në zë të momentit si Ledri Vula, Valon Shehu dhe Ledina Çelo.

Juria e këtijn edicioni përbëhej nga personazhe të botës televizive, biznesit dhe artit ku emrat më të spikatur ishin Dr. Skerdi Faria, Rozana Radi, Labinot Gashi, Azem Gagica dhe personazhe të rëndësishëm italianë si Pascal Vicedomini dhe Gabriel Pao Pei Andreollinë aetj.

Një bukuroshe e vogël e njohur në Tik Tok si Baby Amina ishte ajo që rrëmbeu vëmendjen e spektaklit teksa Dr. Skerdi e mori në skenë si shoqëruesen e tij për të shpallur Miss KEIT 2024.

Sipërmarrësi i njohur i cili së fundmi ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave të rëndësishme italiane për veprimtarinë e tij, me Aminën në krah dhe një karrocë plot me trëndafila, kurorëzoi si Miss KEIT 2024 bukuroshen nga Tuzi, Rumina Ivezaj.

Kujtojmë se KEIT është sponsor besnik i këtij konkursi bukurie që nga viti 2015 duke organizuar gjithmonë surpriza jo vetëm për pjesëmarrëset por edhe për të pranishmit duke dhuruar dhjetëra trajtime estetike.

Miss Universe Albania 2024 u shpall 19-vjeçarja nga Durrësi, Françeska Rustem. Bukuroshja u shpreh e lumtur për këtë sukses duke ndarë emocionet e para me ndjekësit e saj në Instagram./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button