Life Style

Dua Lipa mahnit me një fustan të tejdukshëm nga Capri

Dua Lipa i mahniti të gjithë me një fustan gjysmë të tejdukshëm, ndërsa mori pjesë në shfaqjen e “Jacquemus” në Capri, Itali të hënën që lamë pas.

Këngëtarja, 28 vjeçare, e cila po përgatitej për të performuar në “Glastonbury”, mahniti me një fustan gjysmë të tejdukshëm në nuaca të blusë.

Me të mbërritur në eventin e organizuar në Casa Malaparte, Dua u fotografua duke ja bërë me dorë turmës ndërsa hipte në varkë.

Ajo kishte zgjedhur të vishte bikini të zeza të cilat dukeshin perfekt në trupin e saj të rregullt.

Dua kishte zgjedhur një model të thjeshtë flokësh, të drejta dhe të kapura në gjysmë të cilat I kishte kombinuar me çantën e saj të lëkurës me ngjyrën e flokëve./TEMA

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button