Video dramatike/ Hidroplani në ngritje përplas barkën para se të fundoset në gjirin e Vancouver
Pamje të rënda janë publikuar sot kur një avion uji me gjashtë njerëz në bord po tentonte të ngrihej në Kanada kur përplas ashpërsisht një barkë vogël që gjendej në vijën ujore para tij.
Përplasja shokuese ishte regjistruar nga një kalimtar të shtunën në gjirin Coal Harbour në Vancouver.
Barka e shëtitjeve detare gjendet papritur në rrugën e ngritjes së avionit, i cili më një zhurmë të fortë e përplas duke copëtuar pjesë të saj, dhe rrjedhimisht nis të fundoset.
Mrekullisht drejtuesi barkës doli i palënduar dhe shkoi për të dhënë ndihmë ndaj avionit i cili nisi të fundosej .
Pasagjerët e barkës gjithashtu shpëtuan pa lëndime të rënda edhe pse disa prej tyre u dërguan në spital për kontrolle, njoftonte rrjeti vendas CBC.
Autoritetet portuale konfirmonin se një prej avionëve të tyre turistikë me pesë pasagjerë në bord ishte përplasur me një barkë, gjatë ngritjes për një fluturim panoramik mbi qytet.
“Pesë pasagjerët e avionit dhe piloti kanë shpëtuar të palënduar, dhe janë mirë,” thonin autoritetet në një deklaratë.
Zëdhënësi shtonte se autoritetet po punonin për të ndihmuar njerëzit e përfshirë në aksident, shkruan CBC.
Deri në fund të regjistrimit shihet që gjysma e avionit është fundosur pro autoritetet thanë se mjeti u sigurua nga një rimorkiator që nxorri në breg.
Avioni tipit De Haviland DHC-2 Mark 1, përdorej nga autoritetet e portit për fluturime të shkurtra turistike mbi bregdetin e qytetit
Turistja australiane Pat Anson dëshmoi ngjarjen e tronditëse teksa shëtiste në Coal Harbour.
“Pamë dy barka shpejtësie në rrugën ku po ngrihej avioni dhe nuk e pamë se cilën goditi por fatmirësisht u duk se kërceu pak në ajër në momentin e përplasjes, dhe më pas ra me hundë në ujë para barkave”, tha ajo.
Gjiri Coal Harbour gjendet në qendër të Vancouver dhe është terminali kryesor i hidroplanëve në qytet.//CBCNews//Top Channel