Sport

“Tërbohet” demi në SHBA, kapërcen gardhin duke iu hedhur spektatorëve, lëndohen disa persona

Një dem rodeo u hodh mbi gardhin rrethues dhe u përplas mbi turmën e spektatorëve në Oregon të shtunën mbrëma. Katër persona u dërguan në spital pas incidentit në 84 Sisters Rodeo dhe disa të tjerë morën ndihmën e shpejtë nga ambulanca.

Videoja nga arena e Oregon tregon turmën duke kënduar së bashku ‘God Bless The USA’ gjatë garës së fundit të natës pak para se demi i quajtur Party Bus të kërcejë mbi gardhin rrethues.

Videot e mediave sociale tregojnë gjithashtu edhe një tjetër fragment jashtë pistës ku demi ngre në ajër një person e më pas e hedh në tokë.

Organizatorët thanë se ishte hera e parë që dikush mund të kujtonte një shkelje të tillë të kishte ndodhur që nga ngjarja e tyre e parë në 1940. Ata shtuan se demi është kontrolluar nga veterinerët dhe besohet të jetë i padëmtuar.

/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button