Life Style

Post-BBV3/ ‘Dancing With The Stars’ nuk do të bëhet më, Heidi dhe Romeo kanë nisur bashkëjetesën

Roza Lati duket se do ketë një rol të vogël në një nga emisionet e Top Channel dhe nuk do të jetë pjesë e Dancing With The Stars, pasi burime për ‘Pamfleti’ bëjnë me dije se emisioni i vallëzimit nuk do të bëhet më.

Përsa i përket çiftit, Heidi dhe Romeo kanë vendosur të qëndrojnë larg vëmendjes së publikut pas daljes nga Big Brother Vip!

Ata duket se kanë marrë pak kohë për veten dhe njëri-tjetrin duke shijuar lidhjen e tyre të dashurisë në privatësi. Çifti tashmë kanë nisur bashkëjetesën në Tiranë.

Ata janë vendosur në një apartament ku po jetojnë vetëm, teksa planifikojnë pushimet e tyre këtë verë.

Pavarësisht kërkesave dhe ofertave të shumta, Heidi dhe Romeo kanë qëndruar larg angazhimeve profesionale deri tani.

Është ende mister se çfarë do të ndodhë me emisionin “Më lër të flas” në sezonin e ri televiziv, pasi Romeo vijon të jetë paksa i hatërmbetur pas finales së Big Brother Vip.

Nga ana tjetër, Heidi i ka thënë ‘Jo’ ofertës së Manushit për të prezantuar programin që do të nisë në Top Channel dedikuar kampionatit europian të futbollit.

Megjithatë ajo është shprehur e gatshme të vijë në ekranin e Top Channel si moderatore, kështu që do të na duhet të presim shtatorin për të parë se në çfarë formati do të vijë ajo për publikun.

Ndërsa Rikja është e kënaqur si imazh i Lori Caffe për momentin. /Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button