Vendi

Nxehtë, por dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për 5 ditët në vijim

Java pritet të jetë kryesisht në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, nga dita e hënë dhe deri ditën e mërkurë vendi ynë prite të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.

Ditën e enjte pritet që vendi ynë të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe pas orëve të mesditës mot me kthjellime.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në veri dhe qendër të vendit.

Në orët e mesditës reshjet e shiut do të riaktivizohen përsëri por vetëm përgjatë relieveve malore të vendit.

Ditën e premte moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës kryesisht ditën e hënë pritet të fitojë shpejtësi deri në 12-14m/sek.

Valëzimi në dete  pritet të jetë i forcës 2-3 ballë

/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button