Lajme

Ne i fituam zgjedhjet’/ Ursula Von der Leyen: Një ditë e mirë për EPP-në, shijoeni! Nesër ‘punë’… 

Presidentja e Komisionit Evropian dhe kandidatja kryesore për Partinë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë (EPP), Ursula von der Leyen, iu drejtua mbështetësve në Stanhope, duke u përshëndetur me brohorimat e “pesë vjet të tjera, pesë vjet të tjera” ndërsa ajo doli në skenë.

Në deklaratën e saj të parë pas rezultateve bindëse, Von der Leyen u shpreh se ‘kemi pasur një fushatë fantastike, ishim të vendosur, ishim të bashkuar, ia dolëm dhe tani fituam zgjedhjet evropiane’.

Kjo është një ditë e mirë për EPP-në”, bërtiti ajo duke duartrokitur.

Ne i fituam zgjedhjet. Së pari dua të falënderoj votuesit që na besuan votën e tyre dhe llogaritën tek ne,’ tha ajo.

Von der Leyen u bëri thirrje aktivistëve të saj që të shijonin natën, por që nga nesër ishte “punë” për t’u ofruar votuesve në të gjithë Evropën./SYRI.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button