Java nis vrullshëm këtë hënë për këto 3 shenja/ Ja çfarë thonë yjet për ju
Horoskopi, e hënë, 10 Qershor 2024
Dashi
Ditë shumë e ngrohtë do jetë kjo e sotmja dhe një pjesë e dëshirave do ju realizohen. Për ju të dashuruarit do ndodhin gjëra vërtet të rëndësishme. Mund të merrni edhe vendime për të ardhmen e largët. Ju beqarët nuk do jeni aspak në humor për të filluar lidhje dhe nuk do preferoni të keni njohje të reja. Venusi do jetë planeti më i mirë pozicionuar në planin profesional dhe do ju ndihmojë të kryeni çdo detyrë me përpikmëri. Financat do i keni gjatë gjithë kohës nën kontroll dhe situata do mbetet e kënaqshme në çdo moment. Nuk do keni për çfarë të qaheni.
Demi
Mirë është që gjatë kësaj dite të bëni një bilanc për jetën tuaj e më pas të merri edhe vendime. Nëse keni një lidhje mos u tregoni të paduruar dhe mos kërkoni gjëra të pamundura nga partneri. Po qëndruat me këmbë në tokë do kaloni një ditë më të mirë. Ju beqarët do merrni deklarata fantastike dhe nuk do i rezistoni dot tundimit për të filluar një lidhje. Në punë duhet që herë pas here të bëni edhe disa lëshime. Mos u tregoni egoistë dhe mendjemëdhenj sepse do dilni të humbur. Në planin financiar do përballeni me goxha probleme dhe vetëm specialistët mund t’iu ndihmojnë të gjeni zgjidhje.
Binjakët
Do jeni shumë sensualë gjatë kësaj dite dhe gjithashtu optimistë për gjithçka. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mrekullueshme. Do e keni të lehtë të flisni për çdo gjë me partnerin dhe do i sqaroni edhe mosmarrëveshjet. Ju beqarët do keni akoma më shumë mundësi për takime dhe me siguri që do gjeni personin e përshtatshëm. Në punë, sado që të mundohen t’iu pengojnë, ju do jeni të pandalshëm. Pak e nga pak do i arrini objektivat. Te ardhurat do fillojnë të përmirësohen dalëngadalë. Do jeni shumë më të logjikshëm me shpenzimet.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite do ndieni një nevojë të jashtëzakonshme për t’i bërë gjërat ndryshe. Me ndihmën e të afërmve do i realizoni dëshirat. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë fantastike. Shprehini të gjitha dëshirat sepse partneri do jetë i gatshëm t’ua plotësojë ato. Nëse jeni beqarë, edhe pa bërë asgjë do mund ta gjeni princin tuaj të kaltër dhe do filloni një lidhje të qëndrueshme. Në punë, edhe sikur të mos ju pëlqejë pozicioni që keni, nuk duhet të bëni zhurmë. Prisni dhe pak dhe gjithçka do ju ndryshojë për mirë. Financat do jenë goxha të mira, kështu që mund të përfitoni për të kryer ndonjë investim më tepër se zakonisht.
Luani
Përgatituni për një ditë të jashtëzakonshme sot. Si dashuria, ashtu edhe miqësia, puna dhe paraja do ju ecin më së miri. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë e mbushur me kënaqësi dhe emocione. Do zbuloni edhe disa karakteristika të reja të partnerit, të cilat do ju bëjnë ta dashuroni me më shumë pasion atë. Ju beqarët do doni ta ndryshoni sa më shpejt statusin tuaj dhe ka rrezik të bëni gabime duke nxituar. Në punë projektet do marrin formë dhe do ndiheni më të qetë se më parë. Ja që durimi të nxjerr në dritë. Në planin financiar keni për te pasur fat me shumicë.
Virgjëresha
Pendohuni dhe kërkoni falje për gabimet e bëra. Vetëm kështu do gjeni qetësinë dhe do ndiheni të çliruar. Nëse jeni në një lidhje duhet të bëni të pamundurën për të ruajtur një klimë të ngrohtë. Të shumtë do jenë personat që do mundohen t’iu prishin punë prandaj bëni kujdes. Ju beqarët do jeni shumë lozonjarë dhe joshës kështu që mund të tërhiqni pas vetes cilindo që do pëlqeni. Në punë energjia do ju pushtojë gjithë kohës dhe do e dini mirë çfarë hapash të hidhni. Do lodheni, por do keni goxha arritje. Sektori i financave do jetë me shumë fat. Do keni para edhe për të bërë investime edhe për të hequr mënjanë.
Peshorja
Ka mundësi që Hëna dhe Plutoni t’iu bëjnë të humbisni kontrollin gjatë kësaj dite. Nëse jeni në një lidhje mund të keni edhe momente delikate, por në tërësi gjërat kanë për të ecur goxha mirë. Mes jush nuk do ketë as probleme. Ju beqarët nuk do doni të bëni asnjë lloj ndryshimi në jetën tuaj sepse edhe ashtu ndiheni për mrekulli. Në punë, një bashkëpunëtor i vjetër do ju bëjë një propozim interesant që duhet ta mendoni me kujdes. Mos jepni përgjigje të menjëhershme. Buxhetin do dini gjithmonë si ta menaxhoni kështu që gjendja do jetë e kënaqshme në çdo moment.
Akrepi
Jupiteri do iu japë mundësinë të konkretizoni projektet gjatë kësaj dite dhe do ju bëjë më të duruar. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin do thellohet edhe më tepër. Do i harroni të gjitha problemet që keni pasur dikur dhe do e shihni botën me një sy tjetër. Ju beqarët nuk do keni fat në dashuri kështu që do jetë e kotë që të tentoni të joshni. Jeta profesionale ka për të qenë më e kënaqshme nga sa kishit menduar. Do jeni gjithë kohës të motivuar dhe të gatshëm për sfida. Saturni do ua qartësojë mendimet në planin financiar dhe nuk do hidhni asnjë hap të nxituar në këtë sektor. Gjendja do mbetet e mirë.
Shigjetari
Do zgjidheni me humor shumë të mirë sot dhe do bëni çdo gjë që do e mendoni të logjikshme. Ju të dashuruarit do gjeni mënyra nga më të ndryshmet për t’i treguar partnerit sa shumë e doni dhe ai do ndihet më së miri. Nëse keni kohë bashkë mund të merrni edhe vendime të rëndësishme që do ua ndryshojnë të ardhmen. Ju beqarët nuk do keni dashuri me shikim të parë, por nuk do ju mungojnë njohjet që shumë shpejt do shndërrohen në diçka më shumë. Në punë duhet t’i paraprini problemet dhe duhet të merrni masa. Dijeni që shefat dhe kolegët ju shohin me adhurim për ato që keni arritur deri më sot. Financat pa asnjë lloj problemi.
Bricjapi
Dita e sotme ka për të qenë shumë e mirë për ju dhe do i rregulloni edhe problemet e mbetura pezull prej kohesh. Ju të dashuruarit do keni më shumë besim se kurrë tek partneri juaj dhe marrëdhënia në çift ka për të qenë akoma më e mirë nga më parë. Ju beqarët do favorizoheni nga Jupiteri dhe do e gjeni shpirtin tuaj binjak. Çdo gjë për ju ka për të qenë si nëpër ëndrra. Në punë gjërat do ju marrin drejtimin e duhur. Saturni do ju bëjë më të duruar dhe më këmbëngulës se më parë. Në planin financiar do ju mbështesin gjatë gjithë kohës të afërmit dhe gjendja ka për të mbetur gjithë kohës e qëndrueshme.
Ujori
Edhe pse Plutoni do ju provokojë disi ju duhet të ruani gjakftohtësinë. Kështu do dilni edhe më të fituar. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë pozitive kështu që përfitoni për të vendosur disa pika mbi “i” dhe për të marre vendime të rëndësishme. Ju beqarët do flirtoni gjatë gjithë kohës, por për fat të keq nuk do ja dilni dot të bëni për vetë asnjë person. Sot nuk do jete dita e tyre me fat. Në punë nuk do jeni aq kreativë sa do donit, megjithatë në tërësi gjërat do ju ecin si duhet. Bëni edhe pak durim e mos u nxitoni. Në planin financiar mirë është të mos rrezikoni shumë pasi në të kundërt situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit.
Peshqit
Po u treguat të kujdesshëm dhe largpamës gjatë kësaj dite, çdo gjë do ju ecë mirë. Në të kundërt do futeni në probleme. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mbushur me të papritura të njëpasnjëshme. Mundohuni që të mos thoni gjëra të pamenduara sepse pasojat do jenë të rënda. Ju beqarët nuk duhet të krijoni iluzione të kota sepse personat që do takoni nuk do jenë ata që keni shpresuar. Në punë do jeni bashkëpunues dhe mjaft të guximshëm. Do i mahnitni shefat dhe kolegët. Me shpenzimet duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të duruar. Po gabuat keni për t’u përballur me tronditje të forta./OraNews