Lajme

Goma të djegura dhe gaz lotsjellës/ Mbyllet protesta e opozitës para bashkisë, ja kur do të mbahet tubimi i radhës

Për rreth 1 orë e gjysmë, opozita protestoi para Bashkisë së Tiranës, ku kërkoi edhe këtë herë dorëheqjen e kryebashkiakut, Erion Veliaj.

Mësohet se protesta e radhës është njoftuar se do të mbahet të mërkurën, në orën 11:00.

Protesta e sotme u shoqërua me tensione, ku protestuesit e opozitës dogjën gomat, ndërsa policia u kundërpërgjigj me spraj lotsjellës dhe ujë.

Ndërkohë, disa përfaqësues të opozitës, mes tyre Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Bledjon Nallbati pësuan lëndime në sy për shkak të gazit lotsjellës.

/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button