Bota
U sulmua me grusht në qendër të Kopenhagës, reagon kryeministrja daneze: Jam mirë, por kam nevojë për…
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen ka reaguar pasi u sulmua me grusht në qendër të Kopenhagës.
Ajo shprehet se është mirë dhe se do i duhet pak kohë për veten e saj dhe familjen, duke nënkuptuar kështu shkëputjen përkohësisht nga jeta politike.
“Faleminderit për shumë, shumë, shumë për mesazhet dhe mbështetjen. Jam i trishtuar dhe i tronditur nga episodi i djeshëm, por nga ana tjetër jam mirë
Kam nevojë për qetësi për pak kohë, si për trupin ashtu edhe për shpirtin. Më duhet të jem me familjen time dhe të jem vetvetja për pak.
Jam shumë mirënjohëse për shumë mesazhet, lule dhe mendimet e dashura”, shkruan ajo./panorama.com