Margarita Xhepa tregon fatkeqësinë e nënës së saj dhe dashurinë për 9 motrat e vëllezërit
Aktorja e mirënjohur e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa, e cila ka dhënë shpirtin në rolet e saj, ishte e ftuar në një intervistë televizive, këtë herë para vogëlushëve të cilët e shohin jetën të pastër dhe në mënyrë krejtësisht të pafajshme.
Aktorja e dashur e filmave shqiptarë ka treguar se është rritur në një familje të madhe, në të cilën rriteshin 10 fëmijë por jo me të njëjtën nënë dhe baba. Fatkeqësisht mamaja e Margarita Xhepës është ndarë nga jeta shumë e re, duke lënë pas 3 fëmijë, por edhe nëna tjetër që erdhi në shtëpinë e tyre, solli kulturë dhe dashuri të jashtëzakonshme, shprehet ajo.
“Me të vërtetë nëna ime ishte shumë e mirë, por edhe kjo nëna e dytë që erdhi dhe kjo ishte shumë fisnike sepse vinte nga një familje e mirë. Ishte trashëgimia gjë e madhe. Ajo pruri 3 fëmijë, na gjeti dhe ne 4, bëri dhe tre me babin sepse ishin të rinj të dy dhe u bëmë 10 fëmijë. Jemi rritur me një dashuri të jashtëzakonshme, atëherë dhe tani. Se kur ishim me një nënë, se kur ishim me një baba, kemi ndihmuar njëri-tjetrin, kemi dashur njëri- tjetrin dhe jemi bërë merak për njëri- tjetrin” është shprehur Xhepa.