Historia prekëse/ Ky pinguin noton çdo vit 8000 kilometra për të takuar peshkatarin që i shpëtoi jetën
Historia më prekëse e ditës vjen nga një plazh në Brazil dhe flet për një pinguin Magelanik i cili noton 8000 kilometra çdo vit për t’u takuar me njeriun që i shpëtoi jetën.
Joao Pereira de Souza, 71 vjeç, është një murator dhe peshkatar në pension, i cili jeton në një fshat jashtë Rio de Zhaneiros. Ai e gjeti pinguinin e vogël mes shkëmbinjve të një plazhi lokal në vitin 2011, të mbuluar me katran dhe duke vdekur. Joao pastroi vajin nga pendët dhe e ushqeu me një dietë të përditshme me peshq.
Pas një jave, ai u përpoq të lëshonte Dindimin, ky është emri që i vuri zogut, në det. Por zogu nuk kishte ndërmend ta linte.
Ai qëndroi me mua për 11 muaj dhe më pas, menjëherë pasi ndryshoi pendët e tij me pupla të reja, ai u zhduk,” kujton Joao. Disa muaj më vonë, Dindim u kthye te peshkatari: e pa në një plazh dhe e ndoqi në shtëpi. Vitet e fundit, Dindim ka kaluar tetë muaj të vitit me Joao dhe mendohet se pjesën tjetër të kohës e kalon në brigjet e Argjentinës dhe Kilit.
E dua pinguinin sikur të ishte djali im dhe besoj se edhe ai më do mua”, tha Joao për Globo TV. “Askush tjetër nuk lejohet ta prekë. Ai kap këdo që përpiqet, ndërsa më lejon ta mbaj në prehër dhe ta ushqej”.
Biologu Profesor Krajewski, i cili intervistoi peshkatarin për Globo TV, shpjegoi për The Independent: «Nuk kam parë kurrë diçka të tillë më parë. Unë mendoj se pinguini e konsideron Joaon pjesë të familjes së tij dhe ndoshta një pinguin.”/LIVING