Life Style

“Fëmijëri e tmerrshme, studioja në një kolegj murgeshash”/ Divorci i prindërve që i ndryshoi jetën aktores shqiptare: Babai krijoi familje tjetër

Ajo ka treguar për fëmijërinë e saj, si ka përjetuar divorcin e prindërve dhe marrëdhënien me nënën e saj.

Aktorja e njohur Ina Gjonçi ka qenë e ftuar në “S’e Luan Topi” me Erjona Rusin, ku si rrallë herë ka folur për jetën e saj private.

Ajo ka treguar për fëmijërinë e saj, si ka përjetuar divorcin e prindërve dhe marrëdhënien me nënën e saj.

Ina Gjonçi: Mamaja ime ka qenë e tmerrshme, nuk mjaftonin që un studioja në një kolegj murgeshash, unë jam durrsake, lindur në Durrës dhe fëmijëria ime Ka qenë e mbushur plot me rregulla. Prindërit e mi janë divorcuar në një moshë kur unë kam qenë 6 vjeç, një moshë me të cilën unë jam lidhur më shumë me time më. Për të arsimi ka qenë më e rëndësishmja. Unë pas mbaroja provimet në shkolla, kthehesha në shtëpi, gjeja disa letra që dukeshin si të ndërtuara me tallash druri, fletë të kaftë. Aty ishin provimet e kimisë, të matematikës sepse nuk kishte frikë tek lëndët sociale. Ajo vendoste nota të frikshme, më të rënda se të mësueseve të mija. Mamaja ime ka qenë shumë e rreptë sepse i është dashur të luajë rolin e burrit dhe të gruas.

Erjona RusiTi ceke divorcin e prindërve, ke qenë 6 vjeç, ke kujtime apo përjetimet e tua, e kuptoje se çfarë po ndodhte?

Ina Gjonçi: Unë kam qenë një fëmijë mjaft dinak që kuptoja gjithçka. Sigurisht unë kam kujtime dhe me timat, mbaj mend momente kur ishim në makinë. Kam kuptuar jashtëzakonisht shumë mirë edhe rolin e mamasë sime. Kanë qenë vitet ’90, një tjetër atmosferë përsa i përket ndarjes. Kam patur raporte të vakëta me babain. Ime më është treguar një ish-bashkëshorte e admirueshme, nuk është futur askund ku duhej të futej. Im at krijoi një raport tjetër, unë kam një motër tjetër, ajo studion në Bruksel. Kam raporte me të por në momentet më të vështira tonat./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button