Life Style

“Çfarë do më shumë njeriu?”/ Egla Ceno ndan momentet e bukura me miqtë e saj

Aktorja ka vendosur të lërë pas zhurmën e edicionit të tretë të BBV dhe të fokusohet tek miqtë e saj, me të cilët ka zgjedhur të kalojë këtë fundjavë.

Pasi fitoi edicionin e tretë të Big Brother Vip Albania, Egla Ceno ka fituar edhe një publik të madh të cilët e mbështesin dhe e përkrahin.

Kohët e fundit përveçse brenda shtëpisë së BBV, Egla është kritikuar shumë për sjelljen e saj dhe madje është komentuar për meritën e çmimit të fituar. Por mesa duket, aktorja ka vendosur të lërë paksa pas zhurmën e edicionit të tretë të BBV dhe të fokusohet tek miqtë e saj, me të cilët ka zgjedhur të kalojë këtë fundjavë.

Përmes nëj galerie fotosh të publikuara në profilin e saj të Instagramit, Egla ka publikuar disa fotografi ku shihet në shoqërinë e disa mikeshave.

Çfarë do më shumë njeriu? Miq të mirë, perëndim spektakolar, bukë e krype dhe zemër”, shkruan fituesja e BBV bashkangjitur posimit të saj.

/gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button