U dashurua me studenten e tij, Zhani Ciko rrëfen si u njoh me bashkëshorten dhe çfarë i tha kur e pa nuse: Ja kur e kuptuam që duheshim
Muzikanti i mirënjohur shqiptar, Zhani Ciko ka rrëfyer historinë e tij të dashurisë me bashkëshorten, Rudinën, me të cilën u njoh në Universitet.
Maestro Zhani Ciko rrëfeu se ai ishte pedagog, ndërsa partnerja e tij prej gati gjysmë shekulli, studionte piano.
Ai u shpreh se tek Rudina i bëri përshtypje rezultati i saj në Universiteti, ndërsa tregoi se e kuptuan që dashuroheshin pas bashkëshortja mbaroi studimet.
Kemi rreth një gjysmë shekulli bashkë. Ka qenë një njohje jo për tu lidhur, por artistike kur unë isha pedagog dhe Rudina ishte nxënëse e pianos, luante dhe studionte shumë, Mua më bëri përshtypje për rezultatin e saj. Pastaj me kalimin e viteve, kur mbaroi studimet, u krijua mundësia, atëherë kuptuam që lidhja jonë ishte më e fortë.
Kur e pashë për herë të parë si ishte zbukuruar nusja, i thashë “unë s’të kam njohur kështu, gati-gati s’po të njihja”. Përgjithësisht është e thjeshtë dhe shumë punëtore, edhe sot e kësaj dite studion rregullisht piano”, tregoi Maestro në “Kurthin e Piter Pan”./Panorama.al