Shëndet

Mjekja toksikologe ngre alarmin: “Fëmijët në Shqipëri të varur nga pijet energjike që ndalohen me ligj”

Pijet energjike edhe pse të ndaluara me ligj, janë një ndër pijet e konsumuara më shpesh nga brezat e rinj në Shqipëri. Ëmbëlsia e shtuar e tyre si dhe përmbajtja e kafeinës, i ka bërë këta të rinj të varur nga kjo pije e ndaluar.

Në një intervistës për Euronews Albania mjekja toksikologe Sonila Bitri, thotë se shpesh në urgjencë paraqiten të rinj me probleme shëndetësore.

“Varësia karshi sheqerit që përmbajnë pijet energjike, karshi kafeinës, taurinës, janë njëlloj si varësia nga kokaina, apo nga substancat e tjera. Kanë ardhur pacientë me gjendje ankthi, të përzjera, të vjedha, dhimbje koke. 16 vjeç ka qenë rasti me moshën më të vogël”,-tha toksikologia.

Por dëmet që shkaktojnë në organizëm pijet energjike kryesisht tek fëmijët, por edhe tek të rriturit, shpesh çojnë edhe në rrezik serioz për jetën.

“Japin çrregullime të ritimit të zemrës, çrregullime emocionale. Pacientët vijnë me gjendje ankthi, me atake paniku, rrahje të shpeshta zemre, vështirësi në frymëmarrje. Gjithashtu veshkat janë një tjetër organ që dëmtohen nga konsumimi i lëndëve energjetike”,-tha Sonila Bitri.

Mjekët kardiolog, nga ana tjetër kanë vënë re se vitet e fundit janë rritur problemat kardiake te grupmoshat e reja dhe gjithëcka e lidhin me stilin e jetesës që në adoleshencën e hereshme.

Në treg janë me qindra lloje të pijeve energjike, ato janë të ndaluar që t’ju shiten fëmijëve apo të përdoren prej tyre, por askush nuk e zbaton. Për pasojë pijet energjike janë kthyer në të preferuarat e grupmoshës 13-35 vjeç , që rezultojnë të jenë konsumatorët më të mëdhenj./LIVING

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button