Life Style

Leku humb terren ndaj euros, forcohet ndaj dollarit amerikan

Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, euroja forcoi pozitat me lekun, ndërsa dollari amerikan ka humbur terren, të premten krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, sot një euro u këmbye me 100.38 lekë, duke fituar 0.02 pikë, ndërsa një dollar u këmbye me 92.14 lekë, duke humbur 0.11 pikë.

Paundi britanik u këmbye me 117.88 lekë, ose 0.02 lekë më pak se një ditë më parë, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 103.67 lekë, ose 0.23 lekë më shumë se ditën e enjte./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button