Vendi

Temperatura të larta gjatë javës tjetër, kulmi të mërkurën dhe të enjten: Zonat ku termometri kap maksimumin

Temperaturat pritet të rriten ndjeshëm gjatë javës së ardhshme duke na futur vrullshëm në stinën e verës.

Nga të dhënat e stacioneve meteorologjike rajonale, mësohet se temperaturat pritet të arrijnë në 35-36 gradë Celsius në zona të caktuara të vendit, ndërkohë që i gjithë territory pritet të pushtohet nga i nxehti me burim veriun e Afrikës.

Whatsapp Image 2024 06 07 At 11.09.12 768x455 1

Temperaturat do të kenë një rritje graduale duke nisur nga e hëna ndërkohë që kulmi do të jetë ditën e mërkurë dhe të enjte. Temperaturat maksimale do të shënohen në zonën e Cërrikut, Belshit dhe Kuçovës ku termometri pritet të arrijë në 36 gradë Celsius gjatë të mërkurës në mesditë.

Ndërkohë, temperaturat maksimale në zonat bregdetare do të variojnë nga 27-30 gradë Celsius. Tirana pritet që të mërkurën të kapë temperaturat maksimale prej 33 gradë Celsius.

Moti do të jetë edhe më i nxehtë në Greqi dhe zonat e tjera të rajonit ku pritet që termometri të kapë deri 40 gradë Celsius. /vizionplus.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button