Life Style

Për çfarë e përmendi Shqipërinë? Tifozja më seksi e futbollit zbulon moshën e saj të vërtetë

Ish-Miss Kroacia, Ivana Knoll, e cila u bë shumë e njohur gjatë Kupës së Botës 2022, ka zbuluarbsë fundmi se do të jetë sërish në stadium për Kampionatin Europian

Ish-Miss Kroacia, Ivana Knoll, e cila u bë shumë e njohur gjatë Kupës së Botës 2022, ka zbuluarbsë fundmi se do të jetë sërish në stadium për Kampionatin Europian.

Fansat do të jenë në gjendje t’a shohin sërish tifozën më seksi të futbollit në stadium, me veshjet e saj provokuese.

“Nuk e di ende saktësisht se çfarë do të vesh. Ndoshta do të kem ide spontane”, ka thënë Ivana.

Kjo e fundit ka shtuar se më 10 qershor do të jetë në Berlin të Gjermanisë, pasi më 15 do të shkojë në stadium për të parë ndeshjen e Kroacisë kundër Spanjës.

Ivana ka treguar se katër ditë më vonë do të shkojë në Hamburg pasi aty do të luhet ndeshja e Kroacisë me Shqipërinë.

“Dhe më pas më 24 qershor do të jem në Leipzig për ndeshjen kundër Italisë. Do të ndjek të gjitha ndeshjet e Kroacisë dhe shpresoj të qëndroj në Gjermani deri në fund”, ka thënë Knoll gjatë një interviste për gazetën gjermane BILD.

Por jo vetëm kaq, pasi bukuroshja ka sqaruar edhe diçka që lidhet me moshën e saj. Është raportuar se ajo është 31 vjeçe, por për BILD Ivana zbuloi se në fakt është 26 vjeçe.

Ish-Misi shtoi gjithashtu se i kanë kërkuar që të hapte një profil në “OnlyFans” gjatë kohës që ishte në Katar, por përgjigja e saj ka qenë e prerë: “Jo”.

“Gjatë Kupës së Botës në Katar, shumë njerëz u përpoqën të më bënin që t’i bashkohesha “OnlyFans”, por kjo nuk jam unë, nuk jam rritur kështu”, tregoi Knoll./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button