Micro Credit shantazhon qytetarin. Për 3.5 milion lekë të vjetra i vë në sekuestro 2 vila
Edhe pse Banka e Shqipërisë i kishte pezulluar licencen “Micro Credit Albania”, ky institucion financiar vijonte t’i bënte presion qytatarëve për te paguar detyrime disa herë më të larta se vlera që kishte firmosur në kontratë me bankën e nivelit të dytë.
Një qytatar u përplas në derën Micro Credit pasi banka ku ai ishte debitor e kishte shitur kredine.
Qytetari firmos marrveshjen me Micro Credit se për 1 milion lekë të vjetra që kishte mbetur debitor do të shlyente 3.5 milionë.
Teksa vijonte te shlyente fafutrën befas punonjëset e Micro Credit e njoftojne se në muajin pasardhes duhet te paguante te gjithe diferencën e mbetur rreth 1.5 milionë lekë dhe nëse nuk e bënte kete veprim ai duhet të firmoste nje tjetër marrëveshje por kësaj here nuk do paguante 1.5 milionë por 5.3 milionë lekë.
Te shuma që rashë dakord për ta paguar ishte 3 milionë e 550 mijë, nga këto 2 milionë i kam paguar që janë të faktuara.
Dhe këstin e fundit më thanë që ti paguash të gjitha në dorë për njëherë ose do hysh në kontratë tjetër të paguash 5 milionë e 300 mijë lekë.
Kushti i tyre ishte që duhet ti paguash të gjitha njëherësh. Kam shkuar disa herë vullnetarisht për ta gjetur zgjidhjen.
Më kanë thënë se nuk e ke më në dorë ti as shumën asnjë gjë sepse i kemi ne ato dhe nuk kanë pranuar më atë lloj shume. Vetëm do hysh, po do të hysh në këste do paguash 5 milionë e 300 e ca mij lekë dhe unë i kam thënë se nuk i kam se nuk i kam borxh’’, thotë qytetari.
Për 3. 5 milionë lekë të vjetra Micro Credit Albania i ka venë në sekuestro 2 vila ate që ai posedon dhe të prindërve në nje zonë turistike.
Qyetari shprehet se posedon një makinë qe kap vlerën 8 mijë euro, por Micro Credit as që e llogarit këtë fakt, duke synuar pasuritë e paluajtshme .
Çdo muaj teksa ai bën pagesat Përmbaruesit i dërgojnë njoftime paralelisht atij dhe prindërve se shtepite janë të sekuestruara.
‘’Kanë dërguar edhe letra për sekuestro të shtëpisë. Ndërkohë që unë vazhdoja të paguaja, mua më sjellnin shkresat për shtëpinë time dhe të babait.
Telefonova disa herë në numrin e zyrës që kanë dhe më thoshin që nuk ka problem shkresat do vijnë ti vazhdo paguaje. Shkresat mi dërgonin përmbaruesit privat’’, thotë qytetari.
Punonjëset e Micro Credit i rrisin shifrat nga telefoni dhe nuk japin asnjë dokument shkresor se si argumentohet fakti që nga 1.4 milion leke klienti i tyre duhet te paguaje 5.4 milion.
Tv Ora Neës do vijojë të ndjekë problematikën e qytatarit deri në zgjidhjen përfundimtare të saj. Tashmë pas ngritjes së akuzës nga prokuroria e tiranës banka e shqipërisë I hoqi licensën micro credit albania/OraNews