Macet forcojnë imunitetin tonë dhe na bëjnë njerëz më të mirë
Dashamirët e maceve me siguri do të pajtohen me këtë deklaratë. Nuk është për t’u habitur që kaq shumë njerëz zgjedhin një mace si kafshë shtëpiake dhe shoqëruese të përditshme. Këto janë kafshë që na ndihmojnë të jemi më të shëndetshëm mendërisht dhe fizikisht dhe, siç kanë treguar disa studime, na bëjnë njerëz më të mirë.
Macet janë kafshë që na ndihmojnë të shoqërohemi më shumë dhe të rrisim numrin e ndërveprimeve tona sociale. Ju mund të vini re se të huajt kanë më shumë gjasa të përshëndesin, të buzëqeshin dhe madje të fillojnë një bisedë me ju kur jeni me macen tuaj. Shumicën e kohës kur ndani një histori qesharake për macen tuaj, njerëzit tregojnë menjëherë përvojat e tyre. Këto ndërveprime të shkurtra shoqërore na bëjnë të ndihemi më të lidhur me komunitetin.
Një studim i Shoqatës Amerikane të Zemrës arriti në përfundimin se pronarët e kafshëve shtëpiake kanë një rrezik të reduktuar të zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare, duke përfshirë kolesterolin e lartë, presionin e lartë të gjakut dhe obezitetin. Ka edhe studime që tregojnë se pronarët e maceve kanë më pak gjasa të kenë një atak në zemër ose goditje në tru se sa njerëzit që nuk kanë një mace shtëpiake çlirojnë hormonet serotonin dhe dopaminë, të cilat janë të dobishme në reduktimin e stresit, rregullimin e humorit tuaj dhe përfundimisht përmirësimin e sistemit tuaj imunitar.
Gjithashtu, macja juaj do t’ju ndihmojë të qëndroni aktiv, që është një tjetër plus. Të gjithë e dinë se çdo lloj ushtrimi është i mirë për shëndetin tuaj dhe macet mund të na ndihmojnë të jemi aktivë për të paktën disa minuta çdo ditë.
Një studim interesant nga Universiteti Shtetëror i Oregonit zbuloi se macet preferojnë të jenë me njerëzit e tyre sesa të hanë. Mes ushqimit dhe të dashurit të tyre, macet zakonisht zgjedhin këtë të fundit./OraNews