Sport

Çfarë përmbajnë rregullat e reja të FIA?

FIA prezantoi rregullat e reja të Formula 1 që hyjnë në fuqi nga viti 2026 sipas të cilave makinat do të jenë më të zhdërvjellta dhe do të kenë aerodinamikë aktive.

Pikërisht rregullat e reja rishikojnë aerodinamikën që do të funksionojë në tandem me ato për motorrët e rinj me një fuqi të përmirësuar të baterisë dhe përdorimin e karburanteve 100% të pastër.

Presidenti i FIA’s, Mohammed Ben Sulayem e sheh të ardhmen inkurajuese dhe impresionuese pas prezantimit të këtyre rregullave të reja që e shkurtojnë dhe ngushtojnë makinën në përmasat 3.4 me 1.9 metra nga viti 2026.

Sa i përket fuqisë motorrike, njësia hibride e motorrit ka një reduktim nga 550-560kë në 400kë, po njësia elektrike përmirësohet nga 120kë në 350kë, një rritje pothuajse 300% e fuqisë elektrike.

FIA thotë se makinat nga viti 2026 do të ndahen mes dy konfirgurimeve, minimizimit të karburantit dhe maksimizimit të performancës në kthesa. Për këtë do të përdoret një system i ri aerodinamik që përfshin krahë të lëvizshëm përpara dhe pas.

Inovacioni që do të rrisë shpejtësinë në kthesa dhe afërsinë mes makinave do të përdoret në të njëjtat zona që aktivizohet DRS aktualisht./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button