Alpinisti “nxjerr zbuluar” SKANDALIN në ujëvarën më të lartë
Ujëvara e njohur e parkut malor Yunta në Kinë është vënë në qendër të vëmendjes së fundmi në rrjet, pas publikimit të një videoje që tregon se kaskadat e saj mbresëlënëse furnizohen artificialisht nga një tub uji dhe jo nga një burim natyror ashtu siç është pretenduar deri më tani.
Video e shpërndarë së fundmi në mediat sociale, tregon një tub që dërgon ujë në ujëvarë, duke nënkuptuar se origjina e tyre mund të mos jetë aq e natyrshme sa vizitorët janë shtyrë të besojnë.
E mbuluar me mjegull dhe gati pesë herë më e lartë se Minari i famshëm Kutub në Delhi, Ujëvara Yuntai në provincën qendrore Henan të Kinës përshkruhet si “ujëvara më e lartë e pandërprerë” e Kinës nga zyrtarët lokalë.
Kjo mrekulli natyrore tërheq miliona vizitorë çdo vit, të mahnitur nga kaskada e saj e lartë brenda zonës piktoreske të malit Yuntai. Por, pamjet e fundit kanë zbuluar një rrjet të fshehur tubacionesh uji që rrisin rrjedhën, duke shkaktuar reagime të ashpra dhe polemika të shumta në rrjet.
Sekreti pas ujëvarës u zbulua nga një alpinist i cili publikoi pamjet në rrjete sociale. Videoja tregon ujë që buronte nga tubat lart në faqen e shkëmbit, duke treguar se rrjedha e ujëvarës nuk është plotësisht e natyrshme. Pas publikimit të këtyre pamjeve dhe reagimeve të ashpra në rrjet zyrtarët lokalë kinezë janë detyrar të kërkojnë falje. Në një prononcim për mediat e huaja ata janë shprehur se thjesht nuk donin të zhgënjenin vizitorët gjatë sezonit të thatë./OraNews