Më 8 qershor nis Kampionati Evropian i Se*ksit. Nga joshja, masazhi tek Kamasutra, pjesëmarrësit do të garojnë në 16 disiplina
Mund t’ju duket e habitshme por Suedia e ka kthyer në një lloj sporti marrëdhënien seksuale. Më 8 qeshor do të nis një kampionat europian i cili me disiplina të ndryshme erotike.
Deri tani kanë aplikuar 20 pjesëmarrës nga vende të ndryshme, dhe ky kompeticion mbahet për herë të parë në historinë e sporteve.
Suedia do të guxojë të bëjë pjesë të evenimenteve sportive marrëdhëniet intime, e nëse prova e parë kalon me sukses, mirë se erdhën në kampionatin e përvitshëm të seksit.
Pjesëmarrësit do të garojnë në 16 disiplina:joshje, masazh i pjesëve të ndryshme të trupit, masazh i zonave erotike në trupin e kundërshtarit, paralojë, seks oral, penetrim, qëndrueshmëri, pamje, performancë pozash, kreativitet në ndryshimin e pozicioneve, qëndrueshmëria dhe numri i orgazmave në një kohë të caktuar, performanca artistike dhe shkëmbimi i pozave, rritja e presionit të gjakut dhe ritmit të zemrës gjatë garës, poza më e bukur dhe më komplekse, komunikimi më artistik sipas jurisë dhe publikut; çifti që ishte më aktivi gjatë konkursit, si dhe më artisti në Kamasutra dhe më i pëlqyeri nga juria dhe publiku.
Thënë ndryshe një shfaqje pornografike e lejuar në publik dhe me shumë gjasa do të transmetohet edhe në media. Garat do të zgjasin 45 minuta seciila dhe fituesit do të përcaktohen nga tre juri dhe vlerësime të publikut.
Në vlerësimin përfundimtar 70% e votave vjen nga audienca dhe 30% e votave nga juria.
“Në mënyrë që njerëzit të arrijnë rezultatet e dëshiruara, duhet të stërviten, si në çdo sport tjetër.
Prandaj, hapi tjetër logjik për ta është të fillojnë të konkurrojnë edhe në këtë” – tha presidenti i Federatës Suedeze të Seksit, Dragan Bratych./OraNews