Life Style

Kreatorja 74-vjeçare, Vera Wang mahnit me dukjen e saj tejet rinore

Kreatorja e njohur Vera Wang dukej tejet rinore në një darkë të revistës Vogue në qytetin e New York-ut.

Përkundër se është 74-vjeçare, Wang përherë ka habitur fansat me dukjen dhe paraqitjen e saj, shkruan DailyMail.

Kështu ndodhi edhe së fundmi kur mori pjesë një darkë të revistës prestigjioze, kur u paraqit me një fustan të shkurtër që i zbulonin këmbët.

Ajo gjithashtu kishte veshur edhe një bluzë të bardhë me të cilin kombinoi fustanin e saj të zi.

Nuk ishte larg, kur kreatorja e njohur kishte befasuar të gjithë me disa imazhe me bikini.

Wang e cila mbush 75 vjet më 27 qershor, njihet për paraqitjet dhe linjat e saj trupore në formë.

Një pjesë e ndjekësve nuk mund ta besojnë për moshën që ajo ka. /Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button