Life Style

Këngëtarja e njohur, luftë e dyfishtë: E sëmurë njëkohësisht me leuçemi dhe lupus!

Artistja Halsey thotë se është “me fat që është gjallë” pasi foli për luftën e saj të fshehtë shëndetësore me lupusin dhe leuceminë.

Interpretuesja e hitit “Him and I” tregoi se ka qenë duke luftuar me te dyja semundjet në fshehtësi. Ajo ndau me fansat një video emocionale të saj që duket se dokumenton këngëtaren duke marrë infuzione dhe duke qarë. “Një histori e gjatë e treguar shkurt, unë jam me fat që jam gjallë.

Unë shkrova një album”, shkroi 29-vjeçarja në mbishkrimin e një fotoje në Instagram, shkruan Telegrafi. Ndërsa diagnoza e saktë nuk ishte menjëherë e qartë, ajo etiketoi shoqatat ‘The Leukemia & Lymphoma Society’ dhe ‘Lupus Research Alliance’ në postimin e saj.

Në një moment të videos së saj emocionale në Instagram, Halsey tregon një imazh të një shënimi në telefonin e saj të titulluar “the f***ing end of the world”.Këngëtarja gjithashtu ka bërë një donacion për ‘The Leukemia & Lymphoma Society’ dhe për ‘Lupus Research Alliance’ së bashku me publikimin e këngës “The End”.

Në vitin 2022, Halsey publikoi në Instagram një njoftim ku tregonte se ajo ishte diagnostikuar me sindromi i Ehlers-Danlos, sindromi i Sjogren, sindromi i aktivizimit të qelizave të mastit – i njohur si MCAS – dhe sindromi i ortostatik postural i takikardisë, i njohur si POTS.Ajo ka reaguar ndaj kritikëve që e kanë etiketuar si “të pashëndetshme” dhe “shumë të dobët” gjatë betejës së saj shëndetësore.

Pas disa hospitalizimeve për anafilaksi dhe konsultimeve me “100k” mjekë për të gjetur shkakun e sëmundjes kronike të saj, ajo ka ndarë me ndjekësit dhe kritikët se “Sigurisht, shëndeti im ka ndryshuar shumë që kur u bëra shtatzënë dhe linda, dhe fillova të sëmurem shumë, shumë, shumë keq”./TEMA

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button