Life Style
Aktorja e njohur del në “pension” në moshën 44-vjeçare
Nicole Evangeline Lilly, aktorja e famshme kanadeze, ka njoftuar daljen në “pension”.
44-vjeçarja u bë e famshme me interpretimin në serialin “Lost”, e më pas iu hap rruga për pjesëmarrje në filma si “Ant-Man” dhe “Avengers: Endgame”.
Aktorja thekson se është “shumë e lumtur” me vendimin që ka marrë, por gjithsesi i lë derën hapur Hollivudit, edhe pse nënvizon se do të qëndrojë pushim për një kohë të gjatë.
Nicole Evangeline Lilly nuk ka dhënë detaje për projektet pas largimit nga aktrimi./OraNews