Sport

“Plas” grushti në futbollin e femrave, futbollistja e Kongos godet marokenen

Vështirë se mund të jetë pare më pare, në ndonjë fushë futbollit, një episod i tillë, sa i shëmtuar, aq edhe i dënueshëm.

Ruth Kipoyi, një lojtare e kombëtares së Kongos për femra, rrëzoi në tokë një rivale marokene me një ‘grusht të majtë’ të fuqishme në përleshjen që nisi, pasi u përjashtua për një karton të kuq direkt në një ndeshje miqësore midis të dy skuadrave afrikane.

Në Berkane këtë të hënë, ekipet e femrave të Marokut dhe DR Kongos u përballën me njëra-tjetrën në një miqësore. Një ndeshje e fituar 3-2 nga marokenet me një ‘hat-trick’ të Ibtissam Jraidi. Por takimi u shënua veçanërisht nga një sulm mahnitës nga sulmuesja kongoleze Ruth Kipoyi, e përjashtuar në minutën e 59-të.

Ruth Kipoyi, fillimisht ishte fajtore për një ndërhyrje shumë të rrezikshme ndaj Najat Badri në mesfushë. Arbitrja, e cila ndodhej në afërsi të aksionit, nxori pa hezitim kartonin e kuq. Këtu kongolezja shpërtheu duke i dhënë një grusht të dhunshëm një kundërshtares, mesfushores marokene Yasmin Mrabet. Ruth Kipoyi rrezikon shumë.

Videoja e sulmit është bërë shpejt virale në rrjetet sociale për shkak të natyrës tronditëse të skenës: arbitrja më pak se një meter larg ngjarjes së shëmtuar!/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button