Një pilulë Pfizer trajton kancerin e mushkërive
Një pilulë e re e prodhuar nga Pfizer ka arritur rezultate të pashembullta në histori në trajtimin e kancerit të mushkërive me qeliza jo të vogla (NSCLC): në fakt, ajo ka regjistruar periudhën më të gjatë të mbijetesës pa përparim të sëmundjes dhe kontroll dhe parandalim më të mirë të metastazave në tru, shkruan ilmessaggero.it.
Rreth gjashtë nga 10 pacientë të trajtuar me tabletën e përditshme ”lorlatinib” jetojnë pa përparuar sëmundjen në pesë vjet, krahasuar me 8% të pacientëve me kancer të trajtuar me terapi standarde (crizotinib).
Studimi i paraqitur në konferencën e Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike në Çikago theksoi se është e pamundur të thuhet se sa vite pilula e ka zgjatur jetën, sepse shumica e njerëzve që kanë filluar terapinë janë ende gjallë dhe nuk tregojnë përparim të sëmundjes. Studimi u krye në 296 persona.
Pjesëmarrësit morën në mënyrë të rastësishme ilaçin e ri (lorlatinib) ose terapinë standarde (crizotinib).
Mbijetesa 5-vjeçare pa progresion ishte 60% në grupin e lorlatinib dhe 8% në grupin e crizotinib. Shkencëtarët e konsideruan rezultatin e arritur “të padëgjuar më parë”./OraNews