“Mbretëresha e tavolinave tona”/ Juli habit me postimin e tij: Ne nuk ja dimë vlerën groshës
Pas përfundimit të edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Julian Deda është mjaft aktiv në profilin e tij në “Instagram”
Pas përfundimit të edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Julian Deda është mjaft aktiv në profilin e tij në “Instagram”. Ish-finalisti ndan me 468 mijë ndjekësit foto e video nga më të ndryshmet.
Së fundmi, ai ka zbuluar se ka nisur disa ditë pushime së bashku me bashkëshorten. Nga postimet në rrjetet sociale, vihet re se ata kanë zgjedhur Barcelonën, Spanjë, për t’u relaksuar.
Ndërkohë nuk mungojnë postimet e Julit në “Instagram”. Një ditë më parë ai ka postuar një foto ku tregohet menuja e një restoranti në Spanjë.
Në imazhin në fjalë shfaqet çmimi i një pjate me fasule që kushton 17.90 euro. Sipas tij, ne nuk ja dimë vlerat groshës, e cila është ‘mbretëresha e tavolinave tona’.
“Grosha… mbretëresha e tavolinave tona..! Përfundimisht ne nuk ja dimë vlerën groshës. Shifni sa kushton në Barcelonë…!”, ka shkruar aktori i dashur për publikun krahas kësaj fotoje. / Gazeta shqiptare