Bota

KUJDES! PAMJE TË RËNDA! Kongresmeni dhe gruaja e tij ekzekutohen në një cirk plot me fëmijë 

Kongresmeni 34-vjeçar Cristian Nieto u qëllua për vdekje në Ekuador pak minuta pasi dha një intervistë në një cirk plot me fëmijë.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, shihen fëmijët teksa hyjnë në cirk kur papritur dëgjohen disa të shtëna dhe britma.

Nga të shtënat, përveç Nietos, mbeti e vrarë edhe gruaja e tij dhe një person tjetër, ndërsa u plagos një gazetare.

Gazetarja, në fakt, ka nisur të thërrasë për ndihmë teksa përpiqej të mbrohej: “Kam nevojë për ndihmë, ambulancë, më qëlluan në krah”.

Nieto njihej në Ekuador me pseudonimin Rescate (shpëtimi në spanjisht), sepse u kishte ofruar ndihmë disa njerëzve, shumica prej tyre të varur nga droga.

Pak minuta para se të binte i vdekur përtokë, Nieto po iu thoshte gazetarëve se “është një sukses i madh, jemi plot tre ditë”.

Sipas informacioneve, personat e armatosur kishin hyrë në cirk para se të hapnin zjarr ndaj Nietos.

/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button