Juli e tregon hapur: Ja çfarë kam urryer nga BBVip 1 dhe BBVip 2!
Ditën e sotme Jul Deda ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” me Erjona Rusin
Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.
Ditën e sotme Jul Deda ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” me Erjona Rusin për të folur rreth eksperiencës së tij në “BBV3” dhe jetën tani pas daljes.
Juli: Edhe në BBV1 dhe BBv2 kam urryer modulin e viktimizimit, nuk e kam qejf, motrat dhe Vëllai i Madh në dhomën e rrëfimit dhe ata e dinë që 90% të ndjenjave i kam shprehur atje se nuk doja të më mëshironin nga jashtë e të thonin “e se gjynaf ky” nuk doja të tregoja dobësi…/gsh