Life Style

Hodhi akuza të forta ndaj tij në BBV3, Juli paralajmëron Jetmirin: Meriton një padi për shpifje dhe…

Edhe pse edicioni i tretë i “Big Brother VIP” ka disa ditë që ka përfunduar, duket se dramat vazhdojnë edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Aktori i dashur për publikun, Julian Deda, i cili u shpall finalisti i dytë, këtë herë mori vëmendje me një postim që bëri së fundmi në “Instastory”.

Ai ka publikuar një deklaratë të ish-banorit të BBV3, Jetmir Salaj, i cili kishte hedhur akuza kundrejt aktorit gjatë kohës sa ishin brenda në shtëpi.

Teksa ka postuar videon ku Jetmiri hedh akuza të forta ndaj tij, Juli shkruan se ai duhet të ia vërtetojë këtë ose do t’ia bëjë një padi për shpifje.

“Kanë pranuar Juli në rastin e tij se si ka abuzuar me të drejtën publike duke përmendur emrin e një personazhi publik ku ka marrë pjesë në një tender publik, kanë falsifikuar tenderin dhe janë bërë pjesë e këtij falsifikimi. Dhe atë e ka thënë pikërisht Jul Deda me gojën e tij, duke përfshirë të tretë nga jashtë”, ishte shprehur Salaj.

Pas kësaj deklarate, ish-finalisti i “Big Brother VIP3” shkruan:

“Jetmir, kur të kesh kohë duhet të ma vërtetosh…përndryshe, kjo deklaratë publike meriton një padi spektakolare për shpifje dhe për prishje imazhi”. / Gazeta shqiptare

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button