Çiljeta Xhilaga finalistja e parë, në 12 qershor shpallet fituesi i Fermës VIP
Ferma V.I.P. në këtë edicion të parë ka vendosur një themel të fortë cilësie, duke përthithur tërësisht vëmendjen dhe dashurinë e publikut.
Finalja e madhe do të kurorëzojë këtë rrugëtim spektakolar, të mërkurën e 12 qershorit.
Gjatë mbrëmjes së 22 prime që u transmetua përmes ekranit të Vizion Plus dhe kanalit zyrtar në you tube Ferma V.I.P. Albania, Çiljeta Xhilaga u shpall finalistja e parë. Fermerja tashmë është futur në një qarkore që do të zgjidhet përmes sfidave, një ndër elementët përcaktues të garës për çmimin e madh.
Deri të premten, publiku mund të votojë për fermerin apo fermeren që do të shpëtojë nga sfida, e cila përfundon me një skualifikim. Personazhi më pak i votuar do të përballet kokë më kokë me sfidantin e shpallur, Renis Gjoka, më pak i preferuari nga rezultati i së hënës mbrëma.
Ish-fermeri Albano Bogdo pas tërheqjes nga gara me vullnetin e tij, shpjegoi për publikun arsyet që e çuan drejt këtij vendimi. Ndikimi i strategjisë së paralajmëruar nga Robert Aliaj, gjithashtu dha efektin e saj. I cilësuar si fitues i mundshëm i Ferma V.I.P. jo vetëm nga fermerët që janë ende në garë por edhe nga publiku që e ka votuar, Albano Bogdo u shpreh se u largua me një fitore personale.
Me sytë nga finalja dhe dy kanalet e dedikuara të platformës digjitale Tring, ju lemë takim të premten, me një sfidë përcaktuese dhe pesë emrat e tjerë që do të prekin finalen. /vizionplus.tv