A flet më me Eglën? Juli tregon çfarë ndodhi pas BBVip mes aktorëve!
Mes tyre Juli ka treguar edhe marrëdhënien e tij me fituesen e këtij edicioni, Egla Cenon
Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.
Ditën e sotme Jul Deda ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” me Erjona Rusin për të folur rreth eksperiencës së tij në “BBV3” dhe jetën tani pas daljes. Mes tyre Juli ka treguar edhe marrëdhënien e tij me fituesen e këtij edicioni, Egla Cenon, e cila quhej si kundërshtarja e tij.
QJuli: Eglën e njihja si emër dhe ajo mua përveç atij skeçit, unë e njihja kur kam qenë në shkollë të lartë dhe një takim te ai skeçi dhe kaq. Marrëdhënia brenda shtëpisë ishte një marrëdhënie mes dy aktorëve, dy kolegëve që ndajnë një tort të përbashkët profesionale, të mbash qëndrim në ‘BBV” është fjalë e huaj per çfarë do mbash. Me Eglën ka qenë nj marrëdhënie dashuri-urrejte, kur ishte mirë me mua ishte mirë me shtëpinë, kur zihej me mua zihej me gjithë shtëpinë, ajo mund të mos e pranoj po kisha ndikim te Egla/gsh