U ngrit në këmbë si Luizi dhe i pa të gjithë në sy,Roza Lati: Më ishin kundërvënë të gjithë…
Roza Lati në javët e para të BBV3 ka bërë një gjest që ka bërë edhe Luizi në një edicion më herët, ku në momentin që i shpëtoi eliminimit, ai u çua në këmbë dhe pa të gjithë në sy.
Kjo ndodhi një javë pasi ai tregoi për sëmundjen dhe të gjithë banorët iu vunë kundër. Roza shprehet se nuk e mban mend momentin kur Luizi e ka bërë këtë gjest, por ngritja e saj në këmbë nuk ka të bëjë aspak me atë të Luizit. Ajo shprehet se në atë nomimin i kishte të gjithë kundër dhe për këtë gjë u ngrit në këmbë dhe i pa në sy.
Ronaldo Sharka: Një moment i yti në fillim të Big Brother je ngritur në këmbë përpara të gjithëve është krahasuar me ngritjen në këmbë të një edicioni më parë të Luiz Ejllit.
Roza Lati: Tani këtë ngritjen e Luizit nuk e mbaj mend.
Ronaldo Sharka: Ka qenë nata kur ishte kjo historia e sëmundjes dhe ai shpëtoi nga eliminimi. Pra një javë pasi tregoi historinë e sëmundjes, Luizi shpëton dhe ngrihet në këmbë.
Roza Lati: Unë nuk e mbaj mend kur Luizi është çuar në këmbë, nuk besoj se është e nevojshme që unë të zë be për këtë gjë, por realisht nuk e mbaja mend fare që Luizi qenka çuar në këmbë. Mua ajo më erdhi shumë natyrshëm të ngrihesha në këmbë, t’i shikoja në sy që më ishin vënë të gjithë kundër për një incident që kishte ndodhur me Merin.