ShowBiz

Rriten tensionet në Fermën VIP, pas Albano Bogdos sot një tjetër konkurent mbyll rrugëtimin

Erërat që fryjnë brenda rrethimit të Ferma V.I.P. kanë shkaktuar trazira të forta ndërsa dy prime na ndajnë nga finalja e madhe.

Tetë konkurentët e mbetur në garë gjenden në televotim për më të preferuarin dhe gjatë mbrëmjes së sotme të spektaklit duke nisur nga ora 21 në ekranin e Vizion Plus, sfida e eliminimit do të testojë dy personazhet më pak të votuar.

Rivendosja e Robert Aliaj në rolin e kryefermerit shkaktoi tronditjen që pritej. Albano Bogdo refuzoi autoritetin e tij në fermë duke mos kryer detyrat e ngarkuara. Ndërsa agai e dënoi Albanon për mosbindje duke e udhëruar të qëndrojë në shtëpinë e fakirit. Edhe ky vendim u injorua nga ish-fermeri, i cili vendosi të largohej përfundimisht nga Ferma V.I.P.

Largimi i Albano Bogdo-s ka shkaktuar debate edhe mes fermerëve të tjerë si dhe ka ndikuar në raportet mes tyre.

Megjithatë loja vijon e po ashtu detyrimet në fermë. Gjyshja e kryeplakut ka vizituar fermerët dhe i ka këshilluar ata për mbjelljet, punët në serë, apo përgatitjen e bulmetit.

Ngacmimi i karaktereve ka arritur tashmë në një nivel tjetër vështirësie ndërsa televotimi është i hapur dhe mbetet pak kohë për të përcaktuar gjashtë finalistët.

Ndiqni të gjitha zhvillimet në dy kanalet e dedikuara të platformës digjitale Tring dhe mos harroni të votoni personazhet tuaj të preferuar. /vizionplus.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button