Sport

Odise Roshi e mbyll sezonin me sherr, refuzoi të luante ndeshjen e fundit dhe u përplase me presidentin e klubit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ndeshjen play-off për ngjitjen në Superligën turke mes Sakariasporit dhe Bodrumspor. Skuadra e Odise Roshit u mund në këtë ndeshje dhe nuk ia doli të ngjitej në elitë, me futbollistin shqiptar që raportohet se ka refuzuar që të luajë në këtë takim.  

Mediat turke bëjnë të ditur se trajneri i Sakariaspor i kishte kërkuar Roshit në pushimin e ndeshjes që të bëhej gati pasi do të hynte në fushë. Por mesfushori i Kombëtares, i cili e kishte nisur ndeshjen nga stoli, kishte refuzuar, duke argumentuar se ishte i dëmtuar dhe se nuk do të rrezikonte,  

Kjo kishte sjellë një përplasje verbale mes tij dhe trajnerit, me situatën që ishte tensionuar dhe kishte ndërhyrë edhe presidenti i klubit turk. Por Roshi i kishte qëndruar besnik idesë së tij fillestare dhe nuk ishte bërë gati për të hyrë në fushë, ndonëse shokët e skuadrës ishin munduar ta bindnin.  

Përkundrazi, ai ishte kthyer në pankinë por jo i përgatitur për të luajtur, por me rrobat me të cilat udhëtonte skuadra, si për të bërë të qartë se nuk do jepte kontributin e tij në këtë duel.  

Një incident që nuk do të kalojë pa pasoja pasi për lojtarin pritet të merren masa disiplinore, edhe pse për pak javë mbyll zyrtarisht kontratën me klubin turk. /PANORAMASPORT.AL

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button