Life Style

Letrat personale të Princeshës Diana do të dalin në ankand, çfarë shkruhet në to?

Një shënim i shkruar me dorë, me bojë të zezë në letrën mbretërore, mban datën 8 shtator 1982 dhe përshkruan muajin e saj të mjaltit me Charles-in

Një seri letrash personale, kryesisht për raste festash dhe ditë speciale që Princesha e ndjerë Diana i ka shkruar për ish-punonjëset e shtëpisë pritet të dalin në ankand këtë muaj për një shifër goxha të lartë, e cila ende nuk është përcaktuar.

Mediat e huaja shkruajnë se letrat e shkruara nga Diana dhe me firmën e saj do të nxirren në shitje nga shtëpia e ankandeve “Julien’s Auctions” në Beverly Hills më 27 qershor.

Gjithashtu bëhet e ditur se koleksioni përmban korrespondencën e Dianës pas martesës në vitin 1981 me Princin e atëhershëm Charles, si dhe 14 kartolina për “Krishtlindje” dhe “Vitin e Ri”, të dërguara gjatë periudhës së viteve 1981 dhe 1995.

Një shënim i shkruar me dorë, me bojë të zezë në letrën mbretërore, mban datën 8 shtator 1982 dhe përshkruan muajin e saj të mjaltit me Charles-in si “një sukses të jashtëzakonshëm dhe kohë cilësore”.

Ndërkohë në një letër tjetër, të shkruar pak pas lindjes së djalit të parë William, Diana e përshkroi veten si një “nënë jashtëzakonisht krenare dhe me fat”.

Në një shënim të shtatorit të vitit 1982, princesha e ndjerë falënderon punonjësen për dhuratën që i bëri djalit të saj më të madh.

Ne jemi shumë të emocionuar dhe të kënaqur me punonjësit tanë të mrekullueshëm. Faleminderit shumë që e llastove William!”

Letra është e nënshkruar në fund me fjalën: “Shumë kujdes dhe shumë dashuri nga të gjithë ne, Diana.”

Princi Charles dhe Princesha Diana u ndanë në vitin 1992, një vit i përshkruar nga Mbretëresha Elizabeth II si thjesht të vështirë dhe të tmerrshëm për familjen mbretërore. Princeshë Diana ndërroi jetë në moshën 36-vjeçare në një aksident tragjik në Paris në vitin 1997.

/gazeta shqip.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button