Life Style

Këngëtarja e njohur kafshohet nga lakuriqi i natës “live” në skenë

Muzikantja dhe ish-ylli i “Gossip Girl”, Taylor Momsen u kafshua nga një lakuriq nate ndërsa ishte në skenë duke performuar. Momsen dhe grupi i saj ‘The Pretty Reckless’ ishin në mes të performancës së një kënge kur një lakuriq nate kafshoi kofshën e këngëtares.

Një nga videot tregonte saktësisht momentin kur Momsen u kërkoi ndihmë anëtarëve të stafit pasi kuptoi se u kafshua nga një lakuriq nate. Në video, një numër njerëzish vrapojnë në skenë për ta ndihmuar, ndërsa lakuriqi i natës shihet duke fluturuar larg disa sekonda më vonë.

Momsen ka thënë se do t’i nënshtrohet vaksinave kundër tërbimit për dy javët e ardhshme. Sipas CDC, virusi i tërbimit transmetohet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me një kafshë të infektuar, duke përfshirë pështymë ose trurin dhe indet e sistemit nervor.

Virusi i tërbimit sulmon sistemin nervor qendror, duke shkaktuar një sëmundje të trurit që mund të çojë në vdekje.

Momsen është këngëtarja kryesore për grupin rock The Pretty Reckless, të cilin e formoi në vitin 2009. Ajo njihet gjithashtu për rolin e saj si Jenny Humphrey në shfaqjen e CW “Gossip Girl”.

/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button